100 mln € gjobë për Google dhe 30 mln € për Amazon

Bota
100 mln € gjobë për Google dhe 30 mln € për Amazon

Gjigandi i Google është gjobitur me 100 milion Euro në Francë për shkeljen e rregullave për gjurmuesit e reklamave në internet të njohura si “cookies”. Kjo është gjoba më e madhe e lëshuar ndonjëherë nga autoritet e privatësisë së të dhënave në Francë.

Ndërkohë që një gjobë ka shkuar dhe për gjigandin e shitjeve me pakicë Amazon, pasi tani do detyrohet të paguajë 35 milion Euro për thyerjen e rregullave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas autoriteteve franceze Google dhe Amazon nuk kishin kërkuar pëlqimin e vizitorëve përpara se “cookies” të ruheshin në kompjuterët e tyre.

Po ashtu raportohet se Google dhe Amazon gjithashtu dështuan të jepnin argumente të qarta se si do përdoreshin gjurmuesit e tyre të reklamave.

Lidhur me këtë gjobë ka ardhur një reagim dhe nga Google që deklaron se vendimi i marrë kundër tyre nuk është i drejtë, pasi ata nuk kanë shkelur asnjë rregull.

Po ashtu dhe Amazon u shpreh kundër vendim që e detyron të paguajë një gjobë rreth 30 milionë Euro.

ME TE LEXUARAT