Ka nisur protesta e dytë e paralajmëruar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, mëngjesin e 8 dhjetorit në Tiranë.
Protestuesit e mbledhur tek Ministria e Brendshme kanë qëlluar me gurë mbi policët e bërë gardh për mbrojtjen e institucioneve dhe kanë shkulur disa pemë dekorative.
Pavarësisht shiut që ka nisur, protestuesit janë të shumtë dhe të shpërndarë në disa pika.
Konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur sende të forta mbi efektivët, ndërkaq policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.