Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e Klodian Rashës, policia shoqëron në komisariat disa protestues

Policia po vijon shoqërimin e protestuesve që i janë bashkuar revoltës kundër vrasjes së Klodian Rashës. Mësohet se forcat e rendit kanë shoqëruar rreth 4 persona, të cilët janë futur në një makinë civile.

Episodi ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, ku është bllokuar lëvizja e mjeteve, ashtu si në shumë rrugë të tjera të Tiranës.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Ndërkohë, pak metra më tutje, punonjës të policisë, civilë, kanë shoqëruar dy protestues të tjerë drejt komisariatit nr.1. Tabela reklamash, xhama si dhe sinjalistika rrugore janë thyer dhe shkatërruar nga protestuesit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet