Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e Klodian Rashës nga polici/ Sandër Lleshaj flet për dorëheqjen: E kam dhënë vetë

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur rreth dorëheqjes së tij nga posti që mbante.

Ai është shprehur se dorëheqjen e ka dhënë vetë dhe se nuk iu është kërkuar nga kryeministri Edi Rama.

E dhatë vete sapo jua kërkoi kryeministri dorëheqjen?

Lleshaj: Ju mund të jepi krah fantazisë suaj, por dorëheqja jepet vetë. Është një aks individual dhe akt sovran i imi.

Pse arritët në këtë përfundim për dorëheqjen? Sepse ka një kontradiktë mes aktit tuaj dhe deklaratës së kryeministrit.

Lleshaj:
E vetmja kontradiktë që mund të identifikohet është ajo me përvojën e shëmtuar të akumuluar në Shqipëri për dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka disa dimensione. Kemi një djalë të ri i vrarë nga një polic.

Ka një tension politike. Unë dua të distacohem nga një praktikë e shëmtuar, e atyre që s’kanë të drejtë të ngrenë as bishtin dhe as dorën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet