Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Të varet mes sheshit ai bastard”, shpërthen Roza Lati ndaj efektivit që vrau 25-vjeçarin

Moderatorja Roza Lati ka reaguar lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hadëraj. Në disa postime në rrjetin e saj social në Instagram, ajo kërkon që efektivi që vrau 25-vjeçarin të dënohet me vdekje.

Gjithashtu ajo tregon edhe një histori që ka dëgjuar sot mes disa të rinjëve duke bërë thirrje se jo të gjithë efektivët barazohen me atë që qëlloi mbi të riun.

“Kalova me makinë sot dhe pashë disa burra policë duke u shpjeguar më shpirt e me lot në sy të disa të rinjë…mu dhimbsën e pse duhet të urrehen ata…për faj të njërit?

Le të kthehet dënimi me vdekje dhe të varet mes sheshit mu tek pema e djegur ai bastard që shfrytëzoi uniformën shtetërore…Të varet!

Të digjet!!! Të torturohet!!! Por ç’faj kanë të tjerët… Nuk futen të gjithë në një kallup, e nuk ka pyll pa derra. Më vjen shumë keq. Rri në heshtje e mendoj. E jam me frymë të përgjysmuar. Më vjen vërtetë keq,”-shkruan Roza Lati.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje.

Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. SHÇBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ku dje në Tiranë u zhvillua një protestë masive.

Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkuan dorëheqjen e ministrit, ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet