Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Talibanët janë shumë të pasur, ja ku i marrin paratë për të zhvilluar luftën në Afganistan

Nga Hanif Sufizada, The Conversation

Militantët Talibanë të Afganistanit, janë bërë më të pasur dhe më të fuqishëm që kur trupat amerikane e rrëzuan regjimin e tyre fondamentalist në vitin 2001. Në vitin fiskal që përfundoi në mars 2020, Talibanët raportohet se fituan 1.6 miliardë dollarë amerikanë, sipas Mullah Yaqoob, djali i udhëheqësit shpirtëror të Talibanëve Mullah Mohammad Omar, që zbuloi burimet e të ardhurave të Talibanëve, në një raport konfidencial të porositur nga NATO.

Për krahasim, qeveria afgane arkëtoi 5.55 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë. Qeveria tani është në bisedime për paqe me Talibanët, duke synuar t’i japë fund kryengritjes së tyre 19-vjeçare. Unë studioj financat e Talibanëve si një analist i politikës ekonomike në Qendrën për Studime të Afganistanit. Ja se nga vijnë paratë e tyre.

Sipas Raportit Botëror të Drogës të OKB-së të këtij viti, Afganistani ka prodhuar gjatë 5 viteve të fundit afro 84 për qind të gjithë opiumit në total në botë. Pjesa më e madhe e fitimeve të paligjshme të drogës shkojnë për Talibanët, të cilët administrojnë kultivimin e opiumit në zonat që kanë nën kontrollin e tyre.

Grupi vendos një taksë prej 10 për qind, për çdo marrëveshje me zinxhirin e prodhimit të ilaçeve. Këtu përfshihen edhe fermerët afganë që kultivojnë lulëkuqe, përbërësi kryesor i opiumit, laboratorët që e shndërrojnë atë në një ilaç, dhe tregtarët që e transportojnë produktin jashtë vendit.

Minierat e hekurit, mermerit, bakrit, arit, zinkut, metaleve dhe mineraleve të tjera në Afganistan, që ka kryesisht një terren malor, janë një biznes gjithnjë e më fitimprurës për Talibanët. Si nga operacionet e nxjerrjes së mineraleve në shkallë të vogël, por edhe nga kompanitë e mëdha të minierave afgane, militanët talibanë marrin pagesa të rregullta për t’i lejuar ata që të vazhdojnë aktivitetin e tyre.

Ata që nuk paguajnë janë përballur me kërcënime për vdekje. Sipas një studimi, grupi xhihadist fiton 400 milion dollarë në vit vetëm nga minierat. NATO vlerëson se kjo shifër është më e lartë, 464 milion dollarë, nga vetëm 35 milion dollarë që ishte në vitin 2016.

Gjobat dhe taksat:160 milion dollarë

Ashtu si një qeveri, Talibanët taksojnë njerëzit dhe industritë në rajonin që kanë nën kontrollin e tyre. Ata madje lëshojnë fatura zyrtare për pagesën e këtyre taksave.

Industritë “e taksuara” përfshijnë ato minerare, media, telekomunikacionin, por edhe projektet e zhvillimit të financuara nga ndërkombëtarët.

Edhe shoferët taksohen për përdorimin e autostradave në rajonet e kontrolluara nga Talibanët, ndërsa pronarët e dyqaneve u japin para Talibanëve për të drejtën për të bërë biznes. Grupi imponon edhe një formë tradicionale islamike të taksimit të quajtur “ushr” – që është një taksë prej 10 për qind mbi të korrat e një fermeri – dhe “zekati”, një taksë prej 2.5 për qind mbi pasurinë. Sipas Mulla Yaqoob, të ardhurat nga taksat – që mund të konsiderohen edhe si zhvatje – u sjellin Talibanëve rreth 160 milion dollarë në vit.

Donacionet në formën e “bamirësisë”:240 milion dollarë

Talibanët marrin kontribute të fshehta financiare nga donatorë privatë dhe institucione ndërkombëtare në të gjithë globin. Shumë nga donacionet vijnë nga organizatat joqeveritare me bazë në vendet e Gjirit Persik, një rajon që ka pasur historikisht simpati për kryengritjen fetare të këtij grupimi.

Sipas Qendrës Afgane për Studimet e Politikave, këto donacione shkojnë 150-200 milion dollarë çdo vit. Ato organizata janë në listën e Departamentit amerikan të Thesarit në SHBA, mbi grupet që financojnë terrorizmin.

Sipas agjencive amerikane të antiterrorizmit, edhe qytetarë të thjeshtë nga Arabia Saudite, Pakistani, Irani dhe disa vende të Gjirit Persik, ndihmojnë në financimin e Talibanëve, duke kontribuar me 60 milion dollarë të tjerë në vit, përmes Rrjetit Haqqani të lidhur me Talibanët.

Eksportet:240 milion dollarë

Sipas Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryesisht për të pastruar paratë e pista, Talibanët importojnë dhe eksportojnë mallra të ndryshëm të konsumit të përditshëm. Ata përdorin filialin e njohur të kompanisë “Noorzai Brothers Limited”, që importon pjesë për makina. Të ardhurat neto të Talibanëve nga eksportet, mendohet të jenë rreth 240 milion dollarë në vit.

Pasuri të paluajtshme:80 milion dollarë

Sipas Mullah Yaqoob dhe televizionit pakistanez TV SAMAA, Talibanët kanë shumë pasuri të patundshme në Afganistan, Pakistan, dhe potencialisht edhe në vende të tjera. Yaqoob i ka thënë NATO-s se të ardhurat vjetore nga pasuritë e patundshme të grupit janë rreth 80 milion dollarë.

Vende specifike

Sipas BBC, një raport i klasifikuar i CIA-s vlerësonte në vitin 2008, se Talibanët kishin marrë 106 milion dollarë nga burime të huaja, sidomos nga shtetet e Gjirit Persik. Sot, qeveritë e Rusisë, Iranit, Pakistanit dhe Arabisë Saudite, besohet se i regjistrojnë pasuritë e Talebanëve. Ekspertët thonë se këto fonde mund të arrijnë deri në 500 milion dollarë në vit, por është e vështirë të përcaktohet një shifër e saktë në këtë fluks të ardhurash.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet