Sulm tronditës, vritet gazetarja afgane bashkë me shoferin e saj

Aktualitet
Sulm tronditës, vritet gazetarja afgane bashkë me shoferin e saj

Një gazetare afgane dhe shoferi i saj u vranë të enjten nga sulmues të paidentifikuar në provincën Nangarhar.

Zëdhënësi i provincës, Attaullah Khogyani, konfirmoi se Malala Maiwand, folëse në Televizionin Enikass, u vra së bashku me shoferin, gjatë rrugës për në punë, në qytetin Xhalalabad.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Maiwand ka punuar për televizionin privat për rreth tetë vjet.

Ajo ka qenë edhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Afganistan.

Sediq Sediqii, zëdhënës i presidentit afgan, Ashraf Ghani, tha se vrasja e Maiwandit “është një sulm tronditës dhe i neveritshëm terrorist”.

“Dhuna e pakuptimtë kundër njerëzve tanë duhet të marrë fund”, shkroi ai në Twitter.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Edhe militantët talibanë, edhe ata të grupit Shteti Islamik janë aktivë në provincën që kufizohet me Pakistanin.

Vrasja e Maiwandit vjen vetëm pak javë pasi gazetari i Radios Evropa e Lirë, Mohammad Ilyas Dayee, ka vdekur në provincën jugore të Helmandit, pas shpërthimit të një bombe të vendosur në makinën e tij.

Sipas Reporterëve pa Kufij - organizatë për lirinë e mediave - Afganistani është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët.

Së paku dhjetë gazetarë dhe punonjës të tjerë të mediave janë vrarë vitin e kaluar në Afganistan.

ME TE LEXUARAT