Dyert e thyera, xhamat copë dhe çdo gjë tjetër e shkatërruar.
Këto pamje tregojnë zyrat e Partisë Socialiste që kanë qenë një nga vendet e shumta që janë shkatërruar sot dhe djëe gjatë protestave masive.
Siç shihet dhe në pamje, gjithçka është shkatërruar në selinë rozë dhe godina nuk o ngjason më asaj të mëparshmes ku mblidhen socialistët.
‘Shtëpia’ e dytë e Ramës, është vetëm një nga gjërat që është shkatërruar. Zogu i Zi, Bulevardet, ish-Blloku, Rruga e Elbasanit dhe 21 dhjetori, kanë qenë në flakë.