Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkarkimi i gjyqtarit të Korçës, reagon Gjonaj: Provë se sistemi i drejtësisë funksionon

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas shkarkimit të gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo.

Gjonaj përshëndet vendimin për shkarkimin e tij dhe thotë se kjo është një provë që sistemi i ri i drejtësisë po funksionon.

“Përshëndes vendimin e marrë sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për pranimin e kërkesës së ILD-së për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Markelian Kuqo.

Një tjetër provë se sistemi i ri i drejtësisë funksionon, që nga kërkesa për hetim disiplinor për gjyqtarin nga Ministri i Drejtësisë dhe deri në vendimin unanim të KLGJ-së.

Inkurajoj Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të vijojë me hetimin e çështjeve në rastet kur gjyqtarë dhe prokurorë cënojnë besimin e publikut me vendimmarrjet e tyre abuzive,” shprehet Gjonaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet