Serbia dënon ish ushtarin jugosllav që vrau 9 shqiptarë

Kosovë&Rajon
Serbia dënon ish ushtarin jugosllav që vrau 9 shqiptarë

Gjykata e Lartë në Beograd vendosi dënimin e Boshko Soldatovicit me 15 vjet burg për vrasjen e nëntë civilëve shqiptar 11 nëntorin e vitit 1991, në qytetin kroat të Bogdanovcit, jo shumë larg Vukovarit.

Organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare, e cila merret me krimet e luftës, vlerësoi se dënimi ishte i drejtë dhe i përshtatshëm për peshën e veprës së kryer. “Gjykimi nisi në 16 janar 2020 dhe përfundoi në 8 dhjetor 2020, me miratimin e vendimit të shkallës së parë, çka e bën këtë procedurë shumë efikase dhe njëkohësisht një shembull të gjykimit brenda një kohe të arsyeshme. Deri më tani, kjo është procedura me e shpejte e shkallës së parë në Serbi dhe kjo praktikë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Fondi në një deklaratë të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e Krimeve të Luftës e ngriti në 12 dhjetor 2018, aktakuzën kundër Soldatovicit, një anëtar i Policisë Ushtarake të Brigadës së Dytë të ish-Ushtrisë Jugosllave (JNA).Bazuar në dëshminë e bashkëluftëtarëve të Soldatoviqit, gjykata vërtetoi se ai i kishte kryer vrasjet e shqiptarëve. Fondi për të Drejtën Humanitare kujtoi në deklaratë se Prokuroria e Krimeve të Luftës në korrik të vitit 2019 ngriti padi penale kundër komandantit të JNA-së, Dushan Lonçar për krime në Bogdanovc, sepse si komandant i brigadës, anëtar i të cilit ishte Soldatovic, ai nuk bëri asgjë për të përcaktuar se kush vrau civilë, megjithëse ishte i pranishëm fizikisht në Bogdanovc. Deri më sot, Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim kundër Lonçarit.

ME TE LEXUARAT