Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protestuesit sulmojnë me gurë ambasadën zviceriane, thyhen xhamat e KQZ

Protesta e qytetarëve të revoltuar po vijon prej dy orësh në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

 

Të rinjtë e indinjuar po sulmojnë institucionet më të rëndësishme në vend vend, por jo vetëm.

Një sulm me gurë ka ndodhur ndaj ambasadës zviceriane që ndodhet në rrugën ‘’Ibrahim Rugova’, ku si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme janë thyer xhamat e vendqëndrimit të të rojes së ambasadës në hyrje të selisë diplomatike në Tiranë, teksa dyshohet se mjete të forta të jenë hedhur edhe në ambientet e brendshme të saj.

Ndërkohë, thyerje xhamash dhe dëmtime të rënda janë shënuar edhe në godinën e Komisionit Zgjedhor, teksa marshimi i qytetarëve po zhvillohet në rrugën e Elbasanit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet