Një numër shoqërimesh ka bërë policia sot në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.
Mes tyre është edhe gazetari i RTV Ora Xhoi Malësia. Siç raportohet nga kolegët e gazetarit, Xhoi Malësia u ka thënë disa herë policëve që ishte gazetar, por kjo nuk i ka ndaluar që ta shoqëronin.
Raportohet po ashtu, se Malësia u ndalua sepse po filmonte me celular ndërsa efektivët nuk e kanë lënë që t’u tregojë kartën e gazetarit.