Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protesta për Klodian Rashën, të lënduar 8 policë dhe dy protestues

Protesta e thirrur në rrjetet sociale pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha, orët e para të së martës eshte mbyllur me plagosjen e tete policeve dhe dy protestuesve.

Me thirrjet për dorëheqjen e Ministrit Lleshaj, protestuesit tentuan fillimisht të futen në ambjentet e Ministrisë së Brendshme, ku u përplasën me uniformat e rendit.

Sende të forta e gurë u hodhën në drejtim të policisë, duke shkaktuar edhe plagosjen e disa prej efektivëve, të cilët ishin në mbrojtje të godinës.

Më pas protesta u zhvendos përpara kryeministrisë. Edhe këtu nuk munguan përplasjet. Protestuesit hodhën gurë e kapsolla.

Disa herë pati tentativa për të hyrë brenda ambienteve të Kryeministrisë, por me mbërritjen e forcave të ndërhyrjes së shpejtë me gaz lotsjellës turma u shpërnda për pak minuta.

Një grup protestuesish sulmuan edhe një automjet policie duke thyer xhamat e tij. Pasi tentuan disa herë ta djegin, protestuesit rrëzuan edhe pemën e krishtlindjes që ndodhej para selisë së kryeministrisë.

Më pas një pjesë e protestuesve u vendos sërish pranë Ministrisë së Brendshme, ku qëlluan me gurë si dhe hodhën lëndë piroteknike.

Të njëjtin fat pati edhe godina e bashkisë, ndërsa shpërthimit të protestuesve nuk i shpëtoi as pema dhe dekoret e vitit të ri në qendër të kryeqytetit.

Protesta u mbyll përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku u shënuan disa incidente, por turma u shpërnda me ndërhyrjen e policisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 2 qytetarë dhe 8 policë kanë përfunduar në spital. Njëri prej të efektivëve të uniformave blu ka dëmtime me serioze pasi rrezikon humbjen e njërit sy dhe do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Policia e shtetit thotë se 3 punonjës policie janë në gjendje më të rëndë në spital, pasi kanë dëmtime serioze në kokë dhe në trup ndërsa të tjerët janë në gjendje më të stabilizuar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet