Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përfundon në spital aktori George Clooney

Aktori hollivudian George Clooney 59 vjec, u shtrua me urgjencë në spital për probleme akute me pankreatitin.

Ylli i Hollivudit ka zbuluar se është dobësuar shumë shpejt, rreth 14 kilogramë, dhe kjo e çoi drejt shtrimit me urgjencë në spital.

Pas katër ditë nga fillimi i xhirimeve të filmit ‘The Sky Midnight’ Clooney filloi të përjetonte dhimbje të forta në stomak, dhe për këtë ai u dërgua me urgjencë në spital.

“Ndoshta u përpoqa të dobësohem shumë shpejt dhe nuk u kujdesa mirë për veten time. Atje u deshën disa javë për t’u përmirësuar. Ne ishim në një akullnajë në Finlandë, gjë që e bëri punën shumë më tepër e vështirë”, shtoi ai./

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet