PD: Rama kaloi pushimet në New York dhe nuk gjeti kohë të ngushëllonte familjen e Klodian Rashës

Politikë
PD: Rama kaloi pushimet në New York dhe nuk gjeti kohë të

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar njoftimin e kryeministrit Edi Rama për të shprehur qëndrimin e tij për vrasjen e Klodian Rashës sot në orën 18:00.

ALibeja shprehet se kjo gjë vjen fill pasi Rama mbaroi pazaret në New York dhe se është ikje nga përgjegjësia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-deputeti tha se në 3 ditë me rradhë, nga New Yorku, Rama nuk gjeti kohë për t'i shprehur ngushëllimet familjes dhe se asnjë kurban apo fjalim nuk e shpëton nga ky krim makabër.

"Pasi mbaroi pazaret në New York, Edi Rama paralajmëroi se sot do na shfaqet në TV për shfaqjen e propagandës së rradhës, siç bën gjithmonë për t’i ikur përgjegjësisë.

Për 3 ditë me radhë, nga New York ku kaloi pushimet, nuk gjeti kohë për t’i shprehur ngushëllime familjes Rasha për ekzekutimin makabër në derë të shtëpisë së djalit të saj.

Gjatë gjithë këtyre ditëve me urdhër të tij u mundua të manipulojë opinionin publik, duke fshehur të vërtetën.

Kur e pa se nuk ia doli dot, bëri njoftimin se do të mbante fjalim. Jo për vrasjen e Klodianit siç ka ndodhur vërtet, por për vdekjen e tij.

Por shqiptarët e dinë mirë që është Edi Rama frymëzuesi i dhunës, i arrogances dhe i urrejtjes.

Asnjë fjalim nuk e justifikon dot Edi Ramën. Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, nuk e shpëton dot nga përgjegjësia.

Pas 7 vitesh dështimesh dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më Edi Ramën.

Koha e tij ka mbaruar."- u shpreh Alibeaj.

ME TE LEXUARAT