“Paçi veç ditë të lumtura, jo këtë që kam unë”! Babai i Klodian Rashës mesazh protestuesve

Aktualitet
“Paçi veç ditë të lumtura, jo këtë

Pas disa orësh proteste para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, qindra protestues marshuan mbrëmjen e kaluar, rreth mesnatës, drejt banesës së 25-vjeçarit Klodian Rasha, që u vra nga policia.

Pasi kanë mbërritur te banesa e të ndjerit, ka qenë babai i 25-vjeçarit, Qazim Rasha, që i prekur tej mase ka dalë dhe ka falënderuar protestuesit, duke iu uruar që të kenë vetëm ditë të lumtura në familjet e tyre dhe të mos kalojnë atë që po kalon ai vetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ju lutem, mos më vini gjëra që nuk e kam në karakterin tim, familjen time, fisin tim. Jam një qytetar, prej 50 vitesh banor i Tiranës, i kam shërbyer vendit, shtetit, kam punuar me ndershmëri. Gëzoj respektin e familjes, të lagjes, të të gjithëve. Mos më vini, se unë nuk i shërbej askujt, vetëm familjes, ashtu siç duhet t’i shërbeni edhe ju. Mos më rëndoni me gjëra e lloj lloj formave, që nuk i imagjinoj, pse duhet bërë, kur është e qartë. Ju falënderoj të gjithëve, paçi të gjithë veç ditë të lumtura, jo këtë që kam unë”, iu tha babai i viktimës protestuesve.

ME TE LEXUARAT