"Ndjesa i takon shtetit", Rama: Efektivi i policisë vrau Klodianin në mënyrë të pashpjegueshme

Aktualitet
"Ndjesa i takon shtetit", Rama: Efektivi i policisë vrau

Ashtu siç bëri me dije më herët kreu i Qeverisë, Edi Rama në një dalje për media ka shprehur qëndrimin e tij për vrasjen e Klodian Rashës.

Ai u shpreh se faji është i efektivit të policisë dhe duhet të gjykohet nga organet e drejtësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jeta e humbur nga akti fatal i efektivit të policisë.

U preka nga urtësia e babait të viktimës. Tha se ne duam drejtësi dhe jo zhurmë politike.

E kam fare të qartë se fjalët janë krejtësisht të pafuqishëm kundrejt dhimbjes së familjes, motrës vëllait, babit dhe xhaxhait.

Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pashpjegueshme.

Arma ishte e shtetit dhe ndjesa i takon shtetit. Autori do hetohet dhe do gjykohet nga organet e drejtësisë.

Drejtësia ka fjalën e fundit. Është tejet e domosdoshme të mos e humbasim kthjelltësinë. “-u shpreh Rama, citon Lajmi i Fundit.

ME TE LEXUARAT