Moderatorja amerikane Ellen DeGeneres, infektohet me Covid-19

Showbiz
Moderatorja amerikane Ellen DeGeneres, infektohet me Covid-19

Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres njoftoi se ka rezultuar pozitive për Covid-19. Përmes një postimi në Twitter, DeGeneres tha se ndihej “mirë tani”, dhe shtoi se do të “rikthehej” pas pushimeve.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju bëj me dije të gjithëve se kam rezultuar povitiv me Covid-19. Për fat të mirë, po ndihem mirë tani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar për të bërë testin dhe se unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e CDC-së.

Do të shihemi përsëri të gjithë pas pushimeve. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, ka shkruar moderatorja.

Sipas produksionit që ajo drejton, Ellen e ka transmetuar emisionin e saj, duke respektuar protokollet e Covid-19 dhe ende nuk dihet se ku është infektuar.

ME TE LEXUARAT