Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Manastirliu publikon fotot e ekipeve të urgjencës: Janë kryer 443 misione vetëm në 24 orë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 443 misione nga ekipet e Urgjencës Mjekësore në vend për qytetarët e prekur nga koronavirusi, por edhe raste të tjera.

Teksa publikon foto të ekipeve mjekësore, ministrja shpreh mirënjohe për mjekët dhe infermierët, teksa thekson se 150 nga këto misione janë kryer në banesë dhe në spital për qytetarë të prekur nga Covid-19.

Mesazhi i Manastirliut:

Ekipet e Urgjencës Mjekësore kanë kryer me profesionalizëm 443 misione vetëm në 24 orët e fundit, nga të cilat 150 misione në banesë dhe në spital për qytetarë të prekur nga #COVID19🚑
#Mirënjohje për punën e mjekëve dhe infermierëve🙏🏼
☎️ 1️⃣2️⃣7️⃣ për çdo emergjencë shëndetësore.
#ShëndetësiaNëGatishmëri

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet