Katër luanë infektohen me Covid-19 në Spanjë

Bota
Katër luanë infektohen me Covid-19 në Spanjë

Katër luanë nga kopshti zoologjik në Spanjë kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Siç raporton edhe BBC, tri luanë të gjinisë femërore, Zala, Nima dhe Run Run dhe një mashkull i quajtur Kiumbe, u testuan pasi shfaqën simptoma të lehta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një hetim ka nisur për të përcaktuar mënyrën se si kafshët u infektuan por mendohet se ato mund të kenë qenë në kontakt me anëtarë asimptomatik të stafit.

Për të përcaktuar infektimin e luanëve u përdor metoda standarte e PCR, e njëjta që përdoret për testimin e njerëzve.

Kafshët fillimisht shfaqën probleme në rrugët e frymëmarrjes, por tashmë shumica e simptomave janë zhdukur përveç kollës dhe teshtimës.

Ato aktualisht po trajtohen me ilaçe anti-inflamatore dhe monitorohen nga afër.

“Luanët u trajtuan nga veterinerët për gjendjen e butë klinike, të ngjashme me një gjendje gripale, dhe deri tani duket se kanë reaguar shumë mirë”, janë shprehur anëtarët e stafit.

Ky është rasti i dytë në botë që felinët e mëdhenj infektohen nga koronavirus. Rati I parë u shënua në SH.B.A ku katër tigra dhe tri luanë dolën pozitiv për virusin.

Kopshti zoologjik vazhdon rregullisht aktivitetin e saj, kjo pasi distanca mes vizitorëve dhe kafshëve nuk përben rrezik për përhapjen e infektimit.

ME TE LEXUARAT