FOTO/ Ky është efektivi i policisë që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha

Aktualitet

Është siguruar fotografia e policit Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha, 25 vjeç.

Hajdaraj pritet të përballet me masën e sigurisë që do të jepet ditën e nesërme ndërsa Prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për vrasjen ndaj të riut Rasha janë ngritur protesta në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë që kërkojnë drejtësi për të.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së martë në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave”.

Sipas policisë i riu po kryente disa lëvizje të dyshimta, dhe pas thirrjeve të vazhdueshme ka kërcënuar efektivin, i cili deklaroi se ju duk sikur kishte ármë. Në këto momente efektivi qëlloi me dy plumba 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Vetëm pak orë pas ngjarjes efektivi u arrestua me akuzën e “Vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”.

ME TE LEXUARAT