Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ekzekutimi i bosit të jetës së natës, prapaskenat e vrasjes mafioze në Athinë

Dimitris Kapetanakis e dinte që ishte në rrezik. Ai mbante gjithmonë me vetë një pistoletë CZ dhe shpesh ndërronte shtëpi nga frika se mund ta vrisnin.

Edhe adresat e shtëpive ku ai kishte deklaruar se jetonte ishin të rreme. Ai e dinte shumë mirë që ishte shënjestra e radhës, në mesin e dhjetëra vrasjeve mafioze që kanë mbërthyer Athinën gjatë 5 viteve të fundit.

Përveç kësaj, një vit më parë vrasësit me pagesë ekzekutuan një biznesmen 50-vjeçar dhe mikun e tij të ngushtë në lagjen Haidari dhe autorët ende nuk janë ndëshkuar deri më sot.

Sipas informacioneve, dy persona me kapuç që udhëtonin me një BMW të zezë, kishin ndaluar jashtë shtëpisë së tij në rrugën Taygetou në Vrilissia të Athinës dhe kur panë që viktima po dilte në orën 3:20 pasdite, ata e qëlluan me kallashnikov, duke i dhënë një goditje fatale në kokë.

Autorët u larguan me shpejtësi dhe disa metra poshtë Patima Chalandrit, i vunë flakën BMW-së duke zhdukur gjurmët.

Ata më pas hipën në një automjet tjetër të parkuar në vendin e ngjarjes.

18 gëzhojat e gjeture në vendin e ekzekutimit janë dërguar në Laboratorët e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim ndërsa autopsia e 56-vjeçarit do të kryhet sot.

Specialistët e ngarkuar për zbardhjen e ngjarjes kanë deklaruar se ekzekutimi i 56 vjecarit është kryer nga vrasës profesionistë me pagesë për një shumë të madhe parash.

56 vjeçari ka punuar si rojë sigurie, vrasës me pagesë dhe punë të tjera të paligjshme, në të cilën kanë qenë të përfshirë edhe policë të korruptuar.

Vlen të përmendet se Kapetanakis u akuzua gjithashtu për sulmin me acid sulfurik kundër avokatit të njohur Pavlos Sarakis.

Megjithëse një emër i njohur në punët e paligjshme Kapetanakis levizte shumë pak dhe ishte gjithmonë i mbrojtur.

Ai i shmangej gjithmonë vëmendjes dhe ka shumë pak foto të tij dhe kryesisht janë foto të vjetra.

Policia po përpiqet të përcaktojë nëse ky rast ka të bëjë me ekzekutimin e ndodhur në tetor 2019, në Haidari ku u qëllua për vdekje një 50-vjeçar me të cilin 56-vjeçari kishte marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të ngushtë.

Ky është njeriu që dha urdhrin për vdekjen e Dimitris Kapetanakis.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet