"Duhet drejtësi dhe jo larje duarsh", Salianji: Dhuna vazhdon poshtë dritares së Ramës

Politikë
"Duhet drejtësi dhe jo larje duarsh", Salianji: Dhuna vazhdon

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama për dhunën dhe represionin, pasi sipas tij ai e drejton policinë dhe drejtuesit e saj.

Salianji publikon pamjen e të riut që gjakoset nga policia, teksa shkruan se dhuna vazhdon dhe në mes kamerave mu poshtë dritares së Ramës dhe Ruçit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i përket dorëheqjes së Sandër Lleshajt, Salianji shkruan se ai u dorëhoq publikisht që më 11 shtator duke e cilësuar largimin e tij larje duarsh.

“Dhuna dhe represioni vazhdon dhe në mes kamerave mu poshtë dritares së Ramës dhe Ruçit!

Përgjegjës është Rama ai e drejton policinë dhe drejtuesit e saj.

Lleshaj u dorëhoq publikisht që në datë 11 Shtator?! Si mund të dorëhiqet i dorëhequri?!

Padrejtësia është bërë normalitet, maskarai është kthyer model, dhuna metodë, pasurimi në kurriz të qytetarëve në dobiçllëk, jeta njerëzore e pavlerë, përgjegjësia para ligjit sipas pasurisë dhe lidhjeve.

Maskarallëku që pasi të zhvatin, rrahin dhe vrasin tentojnë me deklarata zyrtare të fajësojnë viktimën është çnjerëzore dhe përbën vepër penale për pengim të drejtësisë, shpërdorim detyre! Duhet drejtësi jo larje duarsh”, shkruan Salianji.

ME TE LEXUARAT