Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Diskutimet e Parlamentit Evropian: Ta ndihmojmë Shqipërinë të zhvillohet

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian diskutoi projekt-raportin për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Shqetësimet për klimën e polarizuar politike në vend nuk munguan, megjithatë eurodeputetët e mbështetën çeljen e negociatave. Draft-raporti u prezantua nga raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, e cila ngriti disa shqetësime, ndërsa theksoi se duhen vazhduar reformat e përmendi dhe marrëveshjen e 5 qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të arritura me konsensus mes palëve.

“Ky është një draft fillestar dhe sic ndodh shpesh ka gjasa te ndryshoje. Do të ketë mjaft amendime, por për shkak të situatës aktuale nuk kemi mundur të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me vendet që përfaqësojmë. Shqipëria është një vend i polarizuar, por ne nuk duhet të ndërhyjmë në këtë, në duhet të ndihmojmë në zbutjen e këtij fenomeni. Mua më shqetëson shoqëria civile, pjesëmarrja e saj në procesin politik. Nevojitet më shumë transparence dhe një vazhdim i reformave për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, po kështu duhet kompletuar reforma e gjyqësorit. Gjithashtu marrëveshja e 5 qershorit duhet ruajtur për të mirën e vendit dhe të shqiptarëve”, u shpreh Santos.

Një tjetër shqetësim që ajo ngriti ishte largimi i të rinjve nga vendi për një jetë më të mirë. Santos tha se “ne duhet të krijojmë kushtet e nevojshme që ata të qëndrojnë dhe këtu, plani i investimeve për Ballkanin, mund të luajë rol kyç. Eurodeputetë si Simecka Michal theksuan ndikimin negative të polarizimit politik e rëndësinë e Reformës Zgjedhore dhe atë të përfshirjes së të gjithë liderëve politike. Thomas Waitz nga ana tjetër theksoi se Shqipëria duhet ndihmuar.

“Nuk hyn në punë të shtojmë gjithmonë më shumë kritere për të filluar negociatat, le të shkojmë atje, le të flasim me njerëzit dhe ta ndihmojmë këtë vend të zhvillohet në drejtim të standardeve evropiane e ta lejojmë që të hyjë në BE sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Thomas Waitz.

Matuella Michela nënvizoi rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese që Shqipëria të ecë përpara dhe të vendoset për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Duhet bashkëpunim mes forcave politike. E vlerësojmë Shqipërinë për përpjekjet e saj dhe gjithëpërfshirjen në bashkëpunimin rajonal. KE është i gatshëm që të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE”, u shpreh ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet