Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Disa ditë mezi marr frymë”, 35-vjeçarja vuan simptomat e Covid-19, 9 muaj pas infektimit

Një grua nga Kanadaja, që u infektua me koronavirus disa muaj më parë, vijon që të ketë simptoma të sëmundjes edhe pse kanë kaluar 257 ditë.

35-vjeçarja Ashley Antonio, nga Edmonton pati simptoma të lehta të virusit në fillim kur u infektua gati nëntë muaj më parë.

Por tashmë, duket se ajo po vuan nga pasojat e të ashtuquajturit “Covid i tejzgjatur.”

Zyrtarët e shëndetit publik kanë rënë dakord se Covid-19 përshkruhet si një sëmundje afatshkurtër ndërsa shumica e njerëzve shërohen brenda dy javësh.

Megjithatë është bërë gjithnjë e më e qartë se ky nuk është skenari që u ndodh të gjithave.

Periudha dy-javore është vetëm faza e ‘akute e sëmundjes’.

Ashley tashmë vuan nga një sërë nderlikimesh, duke përfshirë këtu, dhimbje koke, bllokime të mushkërive, skuqje, ënjtje kronike në nyje dhe rrahjet të shpeshta të zemrës.

“Disa ditë ndihem mirë, ditë të tjera zgjohem dhe nuk marr dot frymë, nuk mund të lëviz,” tha Antonio për CBC.

Edhe pse dikur ajo merrej me aktivitet fizik, tashmë mezi arrin të ngjisë shkallët pa iu marrë fryma.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet