Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Apeli lë në fuqi vendimin e KED, s’kualifikohet nga gara për Kushtetuesen Shaqir Hasanaj

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e KED për të s’kualifikuar nga gara për Gjykatën Kushtetuese kandidatin Shaqir Hasanaj.

Hasanaj u skualifikua nga KED, për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese, në mbledhjen e fundit më 26 nëntor së bashku me Aldona Sylajn dhe Ardita Bunajn, të cilët ishin kandidatët për vakancën e shpallur nga Presidenti.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për herë të dytë Zhaklina Peton në një vendim të marrë më 23 nëntor pasi Gjykata Administrative e Apelit e riktheu. Vendimi nga KED u more me argumentimin se ajo kishte mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kurse më 7 dhjetor Peto është rikthyer në garë nga Gjykata Administrative e Apelit. Kujtojmë se KED e përjashtoi fillimisht znj. Peto në një vendim të marrë në fillim të shtatorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet