Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident në dalje të qytetit të Beratit, motori del nga rruga dhe përplaset në asfalt

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Berat. Një motoçikletë, që ka qenë duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrollin dhe është shembur në rrugë.

Motori fillimisht është përplasur me bordurën anësore të rrugës, e cila fatmirësisht ka shmangur edhe rënien e motoçikletës në kanal. Më pas motori është përplasur në asfalt dhe drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të shumta në kokë e trup.

35-vjeçari Klodjan Mile është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbardhur dinamikën e tij.

Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar drejtuesi i motorit dhe lagështira në rrugë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet