Pasditen e kësaj të enjte disa të rinj në Korçë kanë dalë në protestë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha.
Dhjetra qytetarë kanë dalë në rrugët e Korçës me pankarta nëpër duar duke i bërë thirrje Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.
Ndërkohë në Tiranë, pasditen e sotme pritet të organizohet sërish protestë ndërsa kryeministri Rama do të mbajë një fjalim mbi vrasjen e të riut.
Ditën e djeshme kryeqyteti u përfshi nga protesta ku qindra qytetarë mbushën rrugët e Tiranës.
Disa të rinj thyen dhe dëmtuan dyert e disa prej institucioneve si Ministria e Brendshme e Kryeministria si dhe zbukurimet e fundvitit në qendër të kryeqytetit.