Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zjarri në Shkodër/ Shkrumbohen 2 lokale në katin e parë, në flakë e gjithë fasada e pallatit, ja çfarë ndodhi

Digjen gjatë natës dy lokale në qendër të Shkodrës, si pasojë e një zjarri të madh që ka rënë.

Si pasojë e flakëve që kanë përfshirë lokalet e katit të parë, ka marrë flakë edhe e gjithë fasada e jashtme e një pallati.

Zjarri ka rënë rreth orës 3 të mëngjesit në qendër të qytetit pranë ish 5 heronjve.

Sipas te dhënave te para dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të një shkëndije elektrike.

2 lokalet të shkrumbuara, çfarë ka mbetur pas zjarrit të madh në Shkodër

Kjo është pamja e 2 lokaleve pas fikjes së zjarrit të madh që ka rënë mbrëmë në Shkodër në orët e para të mëngjesit.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, 2 lokalet janë shkrumbuar.

Por pavarësisht zjarrit të madh, ka vetëm dëme materiale në lokale e jo në banesa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet