Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zbardhet dëshmia e Luftar Reçit: Lul Berisha më kërkoi të vras Klodian Saliun, në këmbim të hiqte hasmin tim

Zbardhet dëshmia e Luftar Reçit të penduarit që ka hedhur dritë mbi dy vrasje të bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut, në të cilat SPAK akuzon si të përfshirë Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre.

Në dëshminë e tij Reçi ka treguar takimin që ka bërë me Lul Berishën në kazinonë e tij në stacionin e Trenit në Tiranë, në të cilin ky i fundit i ka ofruar një marrëveshje sipas së cilës i penduari duhej të vriste shtetasin Klodian Saliu që në këmbim Berisha ti vriste hasmin.

“Në fillim të shkurit kam takuar në Tiranë Lul Berishën. Takimi u realizua ne vendin e quajtur stacioni i trenit ne Tirane., vend ku une kisha nje kazino timen.

Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Saliu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim.. Ata më thanë se Klodian Saliu e kishte kundershtuar dhe kishin frike se mos i vriste”, ka thënë Luftëtar Reçi.

Një tjetër pikë e fortë në këtë dëshmië është se si Lul Berisha i ka kërkuar në shkurt të vitit 2005, që ti gjejë kallëpe tritoli për vrasjen e Vajdin Lamajt në ashensor në banesën e tij.

“Kam pasur lidhje shoqërore ne Lul Berishën, Indrit Taulla, Lenti (Plarent Dervishi). Berishën e kam njohur në 1994, ndërsa Plarent Dervishin dhe Indrit Taullain i kam njohur vonë sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë e Lulëzim Berishës.

Kujtoj se ka qenë muaji shkurti vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular te numri im celular shtetasi Lulzim Berisha. Luli më tha më gjej mua nga ato të “nëntat” (që ishin kallëpe tritoli) ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrsija fëmijët.

Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje se më kishte treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J… më kishte përgatitu minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye më kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im që quhet.,.. i cili është vrarë në vitin 2002″, shton ai në dëshminë e tij.

Po bombën me të cilën është kryer vrasja ia ka dorëzuar Emiljano Shullazit.

“Bombën me telekomandë që përgatitem ia dorëzuam Emiljano Shullazit”, ka shtuar ai më tej, duke treguar kështu dhe bashkëpunimin mes Berishës dhe Shullazit.

Ndërkaq ai ka treguar se Viktor Ymeri, i cili është një tjetër i arrestuar, i ka thënë se për vrasjen e Vajdin Lamajt e ka gjetur ai njeriun nga burgu dhe jo banda e Shullazit.

“Viktori më tha se edhe kur vra Vajdini unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit se ata nuk ia kanë haberin dhe dinë vetëm me u hap bythësh”, ka thënë ai.

Hetimet për këto dy ngjarje ishin pezulluar për moszbulim të autorëve, por më pas, pas dëshmisë së të penduarit është bërë e mundur zbardhja e vrasjes së Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt, ku vdiq dhe miku i tij Artan Arsi. SPAK ka rifilluar hetimet dhe ka vendosur bashkimin e tyre në një procedim të vetëm. Hetimi për këto vrasje është bashkuar në një të vetëm, sepse Lul Berisha dhe Emiljano Shullazit dhe bandat e tyre akuzohen se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në ashensor në banesën e tij. Ndërkohë Lul Berisha akuzohet gjithashtu dhe për vrasjen e Klodjan Saliut dhe Osman Truma. Ngjarjet e rënda kanë ndodhur në datat 26 shkurt dhe 27 shkurt të vitit 2005, pa kaluar as 24 orë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet