Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e Klodian Rashës/ Dëshmia e të afërmes: Nuk e njohim policin, presim drejtësi nga shteti

E afërmja e 25-vjeçarin Klodjan Rasha ka thënë se presin drejtësi nga shteti.

“E kam djalë kunati, ka dalë të pijë kafe kur është kthyer, ky i ka parë policët dhe i kanë thënë ‘ndalo’ për maskë. Ka qenë rreth orës 1 të natës, se nuk e dimë të vërtetën ne tani, dhe i kanë gjuajtur pas shpine. Nuk dimë gjë tjetër. Ne nuk e njohim policin, ia kemi lënë drejtësinë shtetit.

Babi i vet ka thënë drejtësinë ia lëmë shtetit, shtet ku polici të vrasë djalin e ri 25-vjeç vetëm atë këtu kam parë. Presim drejtësi nga shteti. Ka qenë alamet djali, nuk merrej me asgjë, në shtëpi e ka mbajtur babi i vet. Babi i vet është çakorduar, robin ndaloje ose gjuaje te këmba ose hidhe në ajër. Asnjëherë në botë nuk ka pasur armë. Ka qenë djalë i sjellshëm, ta vrasësh tjetrin”, tha e afërmja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet