Vrasja e Klodian Rashës/ Protestuesit përplasen me policinë, tentojnë të hyjnë në Ministrinë e Brendshme
Protuestuesit tek Ministria e Brendshme i kanë bërë thirrje policëve të heqin kapelet.
Në protestë, të rinjtë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë përplasur me policinë.
Protestuesit kanë tentuar të hapin derën e ministrisë së Brendshme.
Të rinjtë dhe shoqëria civile i kërkojnë policëve të solidarizohen me vrasjen e Klodian Rashës dhe të heqin kapelet.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj si dhe dënimin me burg për drejtuesit e Policisë.