Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vaksina e Pfizer shkakton reaksion alergjik tek stafi mjekësor në Angli

Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) ka lëshuar ​​njoftimin se dy anëtarë të stafit të NHS të cilët morën vaksinën kundër Covid-19 të martën, kanë pësuar një reaksion alergjik.

Dr June Raine, shefe ekzekutivee MHRA, është shprehur se organi rregullator po shqyrton të dyja rastet.

Të dy anëtarët e stafit të NHS, të cilët kanë një histori të fortë të kaluar të reaksioneve u rikuperuan pasi morën trajtimin e duhur.

Në një email të NHS dërguar drejtorëve mjekësorë të martën në mbrëmje ,autoritetet janë shprehur se ata po kërkojnë informacion të mëtejshëm dhe do të lëshojnë këshilla të mëtejshme pas hetimit.

Mbetet e paqartë se për cilin element të vaksinës kanë qenë alergjikë dy anëtarët e stafit.

Profesor Stephen Powis, drejtor kombëtar mjekësor për NHS në Angli, ka shprehur: “Siç është e zakonshme me vaksinat e reja, MHRA ka këshilluar mbi një masë paraprake që njerëzit me një histori të konsiderueshme të reaksioneve alergjike nuk do e marrin këtë vaksinim pasi dy persona që vuajnë nga reaksione alergjikë iu përgjigjën negativisht dje “.

Kjo do të thotë që kushdo që është planifikuar të marrë vaksinën ditën e sotme do të pyetet në lidhje me historinë e tij të reaksioneve alergjike.

Sipas MHRA çdo person me histori të një reaksioni të rëndësishëm alergjik ndaj një vaksine, ilaçi ose ushqimi (siç është historia e mëparshme e reaksionit anafilaktoid ose ata që janë këshilluar të mbajnë një autoinjektor adrenalinë) nuk duhet të marrë vaksinën Pfizer / BioNtech.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet