Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump pëson goditje përsëri, Gjykata Supreme refuzon padinë e tij për Pensilvaninë

Gjykata Supreme amerikane i jep një goditje të fortë përpjekjeve të Donald Trump-it për të përmbysur rezultatin e presidencialeve të 3 Nëntorit, që i dhanë fitoren rivalit të tij demokrat Joe Biden.

Shkalla më e lartë e gjyqësorit në Shtetet e Bashkuara refuzoi kërkesën e republikanëve për shfuqizimin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në shtetin federal të Pensilvanisë. Gjykata Supreme e refuzuan ngritjen e padisë nga avokatët e presidentit në detyrë, madje pa kryer procedura të mëtejshme.

Gjykatësit e vlerësuan kërkesën si joserioze që në thelb, duke argumentuar se asnjë gjykatë nuk kishte lëshuar kurrë më parë një urdhër për anulimin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale nga një Guvernator.

Donald Trump e konsideronte Pensilvaninë si pikën e kthesës, pasi kishte besim të plotë se Gjykata Supreme do ta niste nga ky shtet federal përmbysjen e rezultateve në shtetet federale ku ai pretendon se i është mohuar fitorja përmes manipulimeve të votave me postë.

Megjithatë, republikanët kanë paraqitur një tjetër kërkesë-padi pranë Gjykatës Supreme për Teksasin, ndërsa pritet të ndërmarrin të njëjtin veprim edhe për shtete të tjera federale. Joe Biden rezulton tani fitues me 306 vota kolegji, 36 më shumë se minimumi i nevojshëm për t’u zgjedhur president në votimin e 14 Dhjetorit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet