Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Testet e shpejta, më shumë të infektuar/ Gjirokastër, një në dy të testuar del i infektuar nga Covid

Me gati 250 raste aktive vetëm brenda qytetit të Gjirokastrës ky rajon vijon të mbetet problematik sa i përket infektimeve me Covid 19.

Epidemiologët tërheqin vëmendjen sidomos për të rinjtë të cilët manifestojnë simptoma jo serioze të Covid 19 por që kanë temperaturë më të lartë se 37 dhe shenja të tjera të fillimit të sëmundjes. Për të gjithë këta qytetarë që janë në qarkullim mjekët kërkojnë testimin dhe izolimin sipas rekomandimeve të mjekut të familjes.

“Në qarkun e Gjirokastrës pavarësisht se gjatë 10 ditëshit të fundit njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen, kemi vënë re një nuk mund ta quaj papërgjegjshmëri por neglizhencë të të rinjve, të cilët neglizhojnë edhe temperaturën më të thjeshtë dhe mund të them se janë burim i transmetimit të Covid 19.”

Në Gjirokastër sot nisëm testimet e shpejta për rastet e referuara nga mjekët e familjes, pacientë që po kalojnë ditët e para të sëmundjes.

“Sot kryem 19 testime të shpejta nga të cilat 9 rezultuan pozitive. Kjo metodë do të ndihmojë diagnostikimin në kohë, mjekimin në kohë si dhe do të ndihmojë shërbimin epidemiologjik të gjurmojë lidhjet mes rasteve.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet