Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Televizionet greke në grevë, ja për çfarë po protestojnë

Të gjitha kanalet televizive greke kanë heshtur prej orës 6 të pasdites të së martës, pas një greve 24 orëshe që kanë filluar sindikatat që përfaqësojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë në kanalet televizive publike dhe private, si dhe agjencia shtetërore e lajmeve, për të protestuar ndaj ndryshimeve qe sjell projektligji I ri I qeverise Mitsotakis ne marredheniet dhe kontratat e tyre te punes.

Në një deklaratë të përbashkët, unionet e gazetareve ne te gjithe vendin si dhe te punonjesve ne keto media, theksojne se projektligji i ri përmban dispozita te cilat shfuqizojnë thelbin e marrëdhënieve të punës dhe të drejtave dhe çojnë në shkurtime të vendeve të punës dhe largime masive ,ndaj kane bere thirrje per anullimin e tij.

Projektligji i ri ,qe mban emrin e zedhenesit te qeverise Stelios Petsas, ne thelb shfuqizon ligjin e qeverise Tsipras, sipas te cilit nje kanal me license kombetare duhet te kete te pakten 400 gazetare dhe punonjes ,me kontrata te rregullta pune.

Ne nje prej predispozitave te reja ky numer tashme shkon ne 280 ,ndersa per 120 vendet e tjera te punes mund te merren gazetare apo teknike me orar minimal apo qe punojne ne kompani te tjera.

“Z. Petsas përpiqet në një mënyrë të njëanshme dhe autoritare, pa asnjë dialog, të krijoje nje status te ri dhe te shkaterroje më shume kushtet e punës së gazetarëve në një kohë kaq të vështirë për vepren e tyre , për shkak të pandemisë që ka pllakosur vendin dhe mbare boten , duke e mbytur informimin publik.

Pa respekt, per një sektor të prekur thellë nga kriza 10-vjeçare dhe qe vazhdon te vuajë nga pandemia, projekt-ligji Petsas promovon fleksibilitetin e marrëdhënieve të punës, duke e kthyer mjedisin tashmë të pasigurt ne kete sektor, në një fushë të minuar të kushteve të punës për Mjetet e Komunikimit Masiv” – thuhet midis te tjerash ne deklaraten e unioneve te gazetareve.

Sindikatat theksojne se ky projektligj eshte një “dhuratë” tjetër e qeverisë për pronarët e stacioneve TV, e cila sjell një goditje të re shumë të fortë për punonjësit pasi hap rrugën për pushime te reja nga puna dhe shkakton tkurrje të mëtejshme ne skemen e sigurimeve dhe pensioneve te gazetareve. Greva mbeshtetet nga shumica e partive opozitare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet