Të shtëna me armë në afërsi të Labinotit, çfarë thotë Policia

Aktualitet
Të shtëna me armë në afërsi të Labinotit,

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Labinot të Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë raportuar për të shtëna, por sipas Policisë ato kanë qenë në repartin e qitjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia sqaron se nuk ka pasur asnjë ngjarje me natyrë kriminale, dhe fton qytetarët që për ccdo shqetësim të raportojnë pranë bluve, dhe të bashkëpunojnë me ta.

Për shkak se vazhdimisht Elbasani është tronditur nga ngjarje të rënda, duket se dhe sensibiliteti i qytetarëve është mjaft i lartë.

ME TE LEXUARAT