Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Të pres këmbët”, Paloka akuzon Ramën për presion ndaj gjyqtarëve: Ai nuk e do Gjykatën Kushtetuese

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço , nënkryetari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se një njeri nuk e do gjykatën Kushtetuese dhe ai është Edi Rama.

Edi Paloka: Një njeri nuk e do gjykatën Kushtetuese. Deri në këtë pikë e solli Edi Rama. Gjykata Kushtetuese nuk ngrihet para 25 prillit. Ka vetëm një njëri që e mban peng.

Sikurse ka gjetur justifikime për dy vjet, ashtu do të ndodhë edhe tani me këtë Gjykatë. Rama i merr vetë në telefon këdo që i duhet për t’i bërë presion. Mori një gjyqtar në punë dhe i tha të pres këmbët, e ka pranuar vetë.

I bën këto për qëllimet e veta personale, që t’i përdori. Nuk do të vihet në funksion deri para zgjedhjeve të 25 prillit, ku do të jemi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet