Vdekja e mjekut Drini Dobi në moshën 51-vjeçare ka prekur miqtë dhe plot kolegë të tij. Ndër të cilët edhe kreun e e Përgjithshëm të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili është përlotur live në emision.
Morëm një lajm shumë të hidhur, unë e kam patur shok shkolle. U munduam të bënim…Jeta…”, tha Brataj por fjalët nuk i dilnin nga lotët.
Mjeku neurolog Drini Dobi humbi jetën si pasojë e komplikacioneve me Covid-19. Pak ditë më parë ishte dërguar me kurim në Itali pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.
Miqtë dhe kolegët e tij hapën një numër llogarie për të ndihmuar mjekun Dobi me shpenzimet e kurimit në Itali.