Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Shqiptarët të tronditur nga ekzekutimi i Klodian Rashës”, PD: Rama bën shopping luksoz

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i forcave “Shqiponja”.

Në një postim në rrjete sociale, ai shprehet se kryeministri Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të Nju Jorkut ndërkohë që nuk gjen kohën për ngushëllimin e familjes.

Bardhi shkruan se dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve dhe se Rama duhet ta dënonte këtë krim makabër.

“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë.

Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdon shoppingun luksoz rrugëve të Nju York-ut.

Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!”, shkruan Bardhi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet