Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpërndahen protestuesit me gaz lotsjellës, hidhen gurë në drejtim të policisë, 8 efektivë në spital

Protestuesit vijojnë të jenë të irrituar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës i cili u ekzekutua nga një efektiv i policisë. Në protestë kanë marrë pjesë edhe familjarë të Klodian Rashës.

Kanë qenë Forcat Speciale ata që kanë berë të mundur shpërndarjen e protestueve përmes gazit lotsjellës që kanë hedhur në drejtim të protestuesve.

Protestuesit kanë hedhur sende të forta në drejtim të policisë. Protestuesit kanë marrë gurë nga bulevardi dhe kanë goditur në drejtim të forcave të policisë.

Forcat speciale janë vendosur si gardh para Kryeministrisë. Sulmi i sotshëm në protestë ishte i papritur sepse ishte lajmëruar një protestë paqësore.

Nga protesta raportohet se janë lënduar deri më tani 8 efektivë, të cilët kanë përfunduar në spital./LajmiFundit.al

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet