Sekuestrohen rreth 2 kg kokainë dhe arrestohen 4 persona, policia aksion në Mitrovicë

Kosovë&Rajon
Sekuestrohen rreth 2 kg kokainë dhe arrestohen 4 persona, policia aksion

Pas një hetimi disa mujor, Policia e Kosovës ka bastisur disa shtëpi në Mitrovicën e Jugut ku ka gjetur një sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe armë.

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona, por me vendim të prokurorit 3 të dyshuarit janë dërguar me mbajtje dhe një prej tyre është liruar në proçedurë të rregullt.

Gjatë këtij aksioni Policia ka njoftuar se tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiksuar 1 kg e 892 gram kokainë, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore dixhitale, një mulli grinder, një shufër metalike, dy laptop, 4 telefona.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtjeje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt

“Rr.Avni Shabani, Mitrovicë, 08.12.2020-15:30. Njësia e DHTN Mitrovicë Veri në bashkëpunim të njësive tjera pas një hetimi disa mujor me urdhër të gjykatës ka bastisë disa shtëpi dhe objekte përcjellëse në katër (4) lokacione në Mitrovicë Jug, ku janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Tek të dyshuarit janë gjet dhe konfiskuar: kokainë 1kg e 892 gram, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore dixhitale, një mulli grinder, një shufër metalike, dy laptop, 4 telefona. Me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtjeje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

ME TE LEXUARAT