Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama takon bosin e Pfeizer: Në janar-shkurt nisim vaksinimin anti-Covid në Shqipëri

Kryeministri Edi rama ka reaguar për herë të parë rreth vizitës së tij në SHBA për të kontaktuar në mënëyrë të drejtëpërdrejtë prodhuesit e vaksinës anti-Covid.

Ai ndan lajmin se ka takuar bosin e Pfeizer dhe se do të sigurojë vaksinën për Shqipërinë.

Më tutje, kryeministri thekson se vaksinimi për Shqipërinë nis dy muajt e parë të vitit të ri.

Mesazhi i Ramës:

Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.

Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën!

Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.

Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin!

Duke e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. Toni Alla says

    Foto e Montuar. Photoshop 100%. Per te qeshur madje nuk korespondojne hijet hde tek xhaketa e karafilit tone. Gjith kjo esht kunderpeshe per vrasjen.
    Toni

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet