Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, tentojnë të rrëzojnë pemën e Krishtlindjeve
Lajmifundit
/
9 Dhjetor 2020, 17:46
Aktualitet

Pas protestës para Ministrisë së Brendshme protestuesit u zhvendosën tek Kryeministria.
Ata kanë tentuar të rrëzojnë pemën e Krishtlindjeve të vendosur në hyrje të godinës së Qeverisë.
Pavarësisht reshjeve të shiut protestuesit nuk kanë hequr dorë nga kjo protestë.
Protesta nisi në orën 16:00 para Ministrisë së Brendshme, demostruesit kërkojnë largimin e ministrit Sandër Lleshaj.
Kujtojmë që protesta u shoqërua me përplasje me policinë ku mbetën të plagosur një efektiv policie, reperi Stresi dhe një gazetar.