Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protestuesit zhvendosen në sheshin “Skëndërbej”, i vënë flakën pemës së Vitit të Ri

Protestuesit kanë vijuar protestën për vrasjen e Klodian Rashës deri në sheshin ”Skënderbej”.

Kësaj radhe ata janë kapur me pemën e Vitit të Ri në shesh duke i hequr zbukurimet dhe duke i vënë flakën.

Ata fillimisht kanë kapur dritat duke ia hequr pemës ndërkohë vetë pemën nuk e kanë rrëzuar dhe kanë ndezur një zjarr poshtë saj.

Më parë protestuesit sulmuan Kryeministrinë, Ministrinë e Brendshme si dhe godinën e Bashkisë së Tiranës si revoltë ndaj aktit të djeshëm për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie në mesnatë në Laprakë të Tiranës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet