Protestuesit thyejnë xhamat e Bashkisë, nisen drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Aktualitet
Protestuesit thyejnë xhamat e Bashkisë, nisen drejt Drejtorisë

Protestuesit pas Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë u drejtuan për në sheshin “Skënderbej” ku sulmuan me gurë bashkinë e Tiranës thyer xhamat e disa dritareve dhe një nga hyrjet.

Më pas protestuesit bënë thirrje për t’u drejtuar për te drejtoria e policisë së Tiranës. “Hajdeni thyejmë drejtorinë e policisë së Tiranës” dëgjohen thirrjet e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.

Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar.

Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë.

ME TE LEXUARAT