Vijon të jetë e nxehtë situata në protestën e sotshme para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë arritur të thyejnë kordonin policor dhe të afrohen tek dyert e kryeministrisë.
Dhjetëra persona të revoltuar tentuan të hapin dyert e saj.
Me objekte të forta kanë tentuar të thyejnë dyert e institucionit të kryeministrisë.
Policia ka lënë kordonin policor dhe protestuesit tentuan të hapin dyert.
Fizikisht dhe me sende të forta protestuesit qëlluan për disa çaste dyert e godinës së kryeministrisë, por pa arritur që t’i hapin ato dhe të futeshin brenda godinës.