Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protesta/ Policia merr zvarrë qytetarin dhe e godet deri sa futet në furgon

Pas tensioneve të shtuara në protestën që po zhvillohet ditën e sotme para ambienteve të kryeministrisë kanë nisur edhe shoqërimet e para.

Në një video të siguruar nga Fax Web, shihet një qytetar i cili merret me dhunë nga efektivët dhe goditet deri në momentin kur futet në furgon.

Ndërkohë po ashtu edhe tek kryeministria një qytetar është kapur për krahësh nga policia dhe është shoqëruar. Po ashtu për të shpërndarë protestuesit policia ka përdorur edhe gazlotësjellës.

Gazi lotsjellës është hedhur në sasi të vogla, të cilat kanë qenë në bombola të vogla, të cilat kanë bërë të munudur shpërndarjen e turmës.

Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.

Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar.

Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë./ FaxWeb

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet