Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, policia shpërndan qytetarët me gaz lotsjellës

Aktualitet
Protesta e dhunshme para Kryeministrisë, policia shpërndan

Pas disa orësh proteste për vrasjen e Klodjan Rashës, ku nuk kanë munguar edhe tensionet, policia ka hedhur gaz lotsjellës mes turmës, duke bërë që këta të fundit të shpërndahen.

Protestuesit pas hedhjes së gazit lotsjellës janë ndarë në dy anët e kryeministrisë, dhe nuk dihet nëse do të ribashkohen para godinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Protestuesit kanë hedhur sende të forta në drejtim të policisë, ata kanë marrë gurë nga bulevardi dhe kanë goditur forcat e policisë.

Forcat speciale janë vendosur si gardh para Kryeministrisë. Sulmi i sotshëm në protestë ishte i papritur sepse ishte lajmëruar një protestë paqësore.

ME TE LEXUARAT