Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Po tregove do të vras prindërit”, dëshmia tronditëse e vajzës: 57-vjeçari abuzoi për herë të parë kur isha 8 vjeçe

Zbardhet dëshmia tronditëse të 10-vjeçares së abuzuar seksualisht nga fqinji i saj 57-vjeçar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Kuçovë.

Sigurohet dëshmia e të miturës, e cila pas 2 viteve vuajtjesh e kërcënimesh, ka denoncuar Ajet Dumen për përdhunim. Sipas saj, Ajeti e kërcënonte se do t’i vriste prindërit nëse tregonte të vërtetën e abuzimit.

“57-vjeçari ka abuzuar me mua për herë të parë kur isha 8 vjeçe. Kjo ka ndodhur në shtëpinë ku ne jetojmë që është e tija dhe pasi më ka detyruar të kryer marrëdhënie me të më ka kërcënuar se nëse do të tregoja do të vriste prindërit e mi. Nga frika nuk kam treguar asgjë dhe ai ka vazhduar të kryejë me mua marrëdhënie seksuale të vazhdueshme për gati 2 vite me radhë, duke më kërcënuar vazhdimisht”-ka thënë 10-vjeçarja me inicialet A.D., në polici.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet